970×90
970×90
970×90
970×90

Veseli premton ndërtimin e 300 çerdheve për një mandat

Veseli premton ndërtimin e 300 çerdheve për një mandat


Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli ka premtuar ndërtimin e 300 çerdheve për një mandat, nëse bëhet kryeministër.


Kreu i PDK-së ka takuar sot mësimdhënësit të cilëve u tha se janë partnerët më të çmuar në procesin e zhvillimit te ardhshëm.

Në takimin me mësimdhënës, Veseli premtoi se të rinjtë nuk do të mbesin pa punë, por do të jenë të integruar në tregun e punës që të gjithë. 

“Mendojmë dhe do t’i realizojmë, që në këtë mandat të ndërtojmë të paktën 300 çerdhe në gjithë Republikën e Kosovës”, tha ai.

Veseli tha se nëse arrihet të fuqizohet sistemi arsimor duke e bërë kmpaktibil me kërkesat e ekonomisë së tregut, atëherë do të jetë sukses i madh.

Ai tha se PDK çdoherë ka qëndruar përkrah mësimdhënësve dhe sipas tij, sistemi arsimor në vend nuk ka pasur partner tjetër.

Ai premtoi se edhe për katër vjet të ardhshme do të jetë përkrah tyre, që siç tha ai, jo vetëm deri më ditën e zgjedhjeve, por çdo ditë tjetër pas 6 tetorit.

Related posts