970×90
970×90
970×90
970×90

Veseli: Pesë pare për Gjykatën Speciale nuk i jepi

Veseli: Pesë pare për Gjykatën Speciale nuk i jepi


Kuvendi i Kosovës po vazhdon me seancën plenare ku po diskutohet për projektligjin lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e ekipit dialogues.

E përplasje gjatë këtyre diskutimeve ka pasur mes kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, dhe deputetes së LDK’së, Besa Gaxherri.

Kjo pas deklaratave të kësaj të fundit se Veseli ka bërë thirrje që të tërhiqet taksa 100 për qind.

E i shpejtë ishte edhe reagimi i Veselit. Madje ai premtoi dorëheqjen nëse diku gjendet deklarata ku ai ka bërë thirrje për heqjen e taksës.

“Merre dëgjoje shiqoje edhe një herë. Në qoftë se kam thënë me u tërheq taksa unë jap dorëheqje. Në qoftë se nuk kam thënë, për atë punë kam me fol unë ma shumë. Ti kërko falje në seancën e radhës sepse e ke mashtru opinionin”, tha ai.

Veseli nuk e përfundoi me kaq reagimin e tij.

“Mos folni për njerëz të gjallë, folni për të vdekur. Madje edhe për një kohë të gjatë jemi këtu. As për Gjykatën Speciale pesë pare nuk i jepi”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq, në një deklarim të mëhershëm për media, Veseli tha se taksa ndaj Serbisë, duhet të pezullohet dhe varësisht nga sjellja e Serbisë të aplikohen masa reciproke.

Related posts