970×90
970×90

Veseli: PDK-ja ka qenë dhe do të jetë e para

Veseli: PDK-ja ka qenë dhe do të jetë e para


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), ka thënë në hapje të Konventës së nëntë zgjedhore se PDK-ja është gjithmonë e përgatitur, e reformuar e me energji të reja për t’i shërbyer qytetarëve dhe për ta forcuar Republikën e Kosovës.

“Sot Partia Demokratike e Kosovës është më e madhe, më e fuqishme, më e konsoliduar, më e gatshme për të marrë mbi vete rolin që i takon, rolin e partisë që u prinë ndryshimeve dhe zhvillimit të vendit. Sot Partia Demokratike e Kosovës bën diferencën me gjithë të tjerët. Sot Partia Demokratike e Kosovës me punën tuaj dëshmon se është parti e qytetarëve, nga qytetarët dhe për qytetarët. Ky është ligji suprem i partisë tonë. Është shpirti i platformës për Dekadën e Re. Është kuptimi i vetëm për të cilin ekziston Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Veseli para qindra delegatëve të Konventës zgjedhore.

Related posts