
Kadri Veseli ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij do të shkojë e vetme në zgjedhje, derisa ka treguar poashtu se do të jetë edhe kandidat për kryeministër.
“PDK do të shkojë e vetme në zgjedhje, do të kandidojë për kryeministër. Jam duke punuar shumë për një platformë. PDK do të respektojë çdo parti, ne po synojmë që të marrim edhe më shumë besimin e qytetarëve. Jemi duke bërë reforma rrënjësore. Dua të them se s’ka më përspektivë për njerëzit e korruptuar, dhe qytetarët duhet të flasin më shumë në mënyrë që institucionet të ndihmojnë edhe më shumë”, ka thënë ai në TV Dukagjini, transmeton Indeksonline.
Ai poashtu ka thënë se e rëndësishme është të fitojë Kosova, pastaj partia e tij.