970×90
970×90
970×90
970×90

Veseli paralajmëron vendimmarrje të shpejtë rreth taksës

Veseli paralajmëron vendimmarrje të shpejtë rreth taksës


Kryeministri Haradinaj vazhdon të përballet me kërkesën e partnerit të koalicionit, për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe.

Presioni në rritje i Shteteve të Bashkuara për t’u zmbrapsur nga vendimi që ka futur në bllokadë dialogun me Serbinë bëri që kryeparlamentari Kadri Veseli si propozues i 100 për qindëshit të kërkojë suspendimin e kësaj mase, shkruan sot Koha Ditore.

Por Haradinaj që deri tani ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesës së partnerit, nuk është deklaruar të hënën për taksën.

Këtë nuk e ka bërë as pas takimit me presidentin. Thaçi ka dhënë zotim para amerikanëve se Kosova do ta shqyrtojë pezullimin e taksës për t’i dhënë shans arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nga Ferizaj ka paralajmëruar vendimmarrje të shpejtë rreth taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Këtë e ka arsyetuar me faktin se edhe Shtetet e Bashkuara po kërkojnë pezullimin e taksës.

Related posts