970×90
970×90

Veseli: Nëse LDK merr përgjegjësi, nga ky moment ja japë pushtetin

Veseli: Nëse LDK merr përgjegjësi, nga ky moment ja japë pushtetin

Kreu i PDK’së thotë se është i gatshëm të shkojë në zgjedhjet, të cilat po i kërkon LDK’ja, por sipas tij, partia e Mustafës duhet të pranoj rezultatin e zgjedhjeve.

Veseli thotë se ka pasur disa zgjedhje kur LDK nuk e ka pranuar humbjen.
Ata nuk janë as për zgjedhje. Nëse janë për zgjedhje atëherë ta bëjmë reformën zgjedhore dhe pas zgjedhjeve të pranohet rezultati. LDK ka disa zgjedhje që nuk i ka pranuar zgjedhjet”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se Qeverinë Mustafa nuk e ka rrezuar PDK’ja, por deputetët e LDK’së si Vjosa Osmani dhe Anton Quni, që nuk e votuan demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Ai shton se duhet respektuar insistimin e ndërkombëtarëve që të arrihet marrëveshja me Serbinë, ndërsa thotë se është i gatshëm t’ia lëshoj vendin LDK’së dhe të dalë në opozitë, nëse ata marrin përgjegjësin. Transmeton GazetaProjekti.

 “Ne po flasim për insistim të partnerëve që të futemi në proces dhe del thotë LDK që duhet të vijmë ne në pushtet”
“Le të vjen LDK e të marrë pushtetin, jam i gatshëm të dalë në opozitë”, është shprehur Veseli në Frontal.

Related posts