
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në ditën e fundit ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për t’i uruar përkrahësit e tij.
Ai nëpërmjet telefonit ka kontaktuar me shumë nga aktivistët e PDK-së, të cilët thotë se i ka falënderuar për punën që po bëjnë.
Postimi i plotë i Veselit:
“Në prag të Vitit të Ri, bashkëbisedova në telefon me shumë aktivistë të PDK-së. I falënderova për punën e palodhshme që janë duke bërë në fuqizimin e vizionit tonë në Dekadën e Re të Kosovës. Ua urova Vitin e Ri, me dëshirën që në familjet e tyre dhe të çdo qytetari të Kosovës të mbizotërojë mirëqenia dhe gëzimi”, ka shkruar Veseli në Faceook.