970×90
970×90

Veseli në Pejë, Deçan e Klinë por jo edhe në Junik, hapë konventën zgjedhore në këto degë

Veseli në Pejë, Deçan e Klinë por jo edhe në Junik, hapë konventën zgjedhore në këto degë

Në Pejë, Klinë dhe Deçan janë mbajtur sot konventat hapëse të zgjedhjeve të brendshme. Në këto takime ku kanë marrë pjesë strukturat drejtuese, ka qenë i pranishëm edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Por, kryetari i partisë nuk ka qendruar në degen e PDK-së në Junik.

Ai në këto takim shpalosi orientimet e platformës se re dhe vizionin e PDK-së për të ardhmen. Kryetari Veseli tha se zgjedhjet e brendshme do ta bëjnë PDK-në edhe më të fuqishme, duke ofruar pranë vetës ide inovative dhe vizionare si dhe personalitete që duan të japin për vendin.

Veseli theksoi se zgjedhjet e brendshme në PDK, me mënyrën e organizimit dhe transparencën dhe garën e hapur janë një model për të gjithë Kosovën.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli foli edhe për fokusin që PDK i ka dhënë sektorëve të ndryshëm në Kosovë. Ai tha se me Dekadën e Re do të ketë më shumë zhvillim ekonomik, pasi sektori privat do të mbështetë nga shteti në shumë forma, e në veçanti me politika fiskale që mundësojnë rritjen e bizneseve ekzistuese dhe hapjen e atyre të reja. Kjo, tha ai, do të sjellë më shumë vende pune.

Me Dekadën e Re, theksoi kryetari Veseli, do të ketë një sistem të drejtësisë më efikas, që do të jetë një shtyllë e fortë për ecjen përpara të shtetit. Ai po ashtu përmendi reformat e mëdha që po bëhen në këtë sektor, por edhe në shëndetësi. Gjendja në spitalet tona, tha ai, po ndryshon rrënjësisht falë angazhimit maksimal të PDK-së.

Gjithashtu, kryetari Veseli theksoi se një fokus i veçantë në platformën e PDK-së do të ketë edhe edukimi i të rinjve. Investimi në këtë fushë, potencoi ai, do të bëhet përmes reformave dhe përshtatjes së arsimit më tregun e punës dhe nevojave që ka shteti i Kosovës.

“Të gjitha këto. Por në veçanti zhvillimi ekonomik dhe integrimi nuk mund të bëhen pa pasur besim në shtetin e Kosovës, në vizionin tonë”, ka deklaruar ai.

Pas këtyre komunave, kryetari Veseli do të vazhdojë vizitat edhe në degët tjera të PDK-së nëpër Kosovë ku edhe do të hapen zyrtarisht zgjedhjet.

Related posts