
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur rreth raportimit e Gazetës Express se ai dy javë më parë është nisur për t’u intervistuar nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Veseli ka përsëritur se ai nuk është ftuar nga Tribunali Special dhe se raportimi për shkuarjen e tij ka qenë spekulim.
Veseli thotë se nuk do të shkojë kurrë në Gazetën Express, me qasjen, që sipas tij, e ka mediumi.
“Në Gazetën Express dhe te Bota Sot nuk do të shkojë kurrë derisa kanë këso qasje”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli.