970×90
970×90
970×90
970×90

Veseli: Në fund të këtij viti presim liberalizimin e vizave

Veseli: Në fund të këtij viti presim liberalizimin e vizave

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së në Rahovec, Idriz Vehapi, si dhe zyrtarë tjerë partiakë kanë ndjekur nga afër zgjedhjet e Rinisë Demokratike në Rahovec ku morën pjesë qindra të rinj të kësaj komune.

“Dekada e Re do të jetë dekada më e rëndësishme për shtetin tonë, për të ardhmen e qytetarëve tanë. Tani po futemi në dekadën e dytë të shtetësisë e cila do të sjell transformim dhe modernizim të Republikës së Kosovës. Dekada e Re do të sjell edhe reformimin e partisë tonë me figura e të reja, të talentuar, inovatorë e me plot energji për të punuar për vendin”, tha Veseli.

Veseli shtoi se në fund të këtij viti presim liberalizimin e vizave.

“Ajo çfarë duhet të bëjmë tani është që të punojmë fuqishëm bashkërisht që ta ndërtojmë dhe zhvillojmë më shumë Kosovën, në mënyrë që kjo rini e mrekullueshme ta ndërtoj të ardhmen në këtë vend për të cilin kanë sakrifikuar shumë breza. Rinia jonë do të realizoj ëndrrat dhe idetë e tyre në Kosovë. Rinia duhet të angazhohet sa më shumë dhe të merr përgjegjësi në Dekadën e Re. Partia Demokratike është adresa e vetme e sigurt politike që mund të realizojë projektet e zhvillimeve të mëdha në Dekadën e Re. Sot shumica e ministrave dhe udhëheqësve të shumë sektorëve janë të rinj nga PDK”, tha Veseli.

Ai u shpreh i bindur se me këtë angazhim dhe fuqizim të Rinisë Demokratike, PDK po  realizon një reformë të thellë me struktura e ide të reja, ndërsa theksoi se deri tanë në proces zgjedhor kanë marrë pjesë mbi 20 mijë të rinj nën moshën 25 vjeç.

Në këtë aktivitet zgjedhor të Rinisë Demokratike ishte i pranishëm edhe deputeti Andin Hoti i cili u bë deputet nga struktura e Rinisë Demokratike.

“Para shtatë viteve kur jam anëtarësuar në PDK ka qenë pikërisht ky vend dhe unë atëherë u futa në strukturat e rinisë demokratike. Falë punës, angazhimit dhe hapësirës që na ka dhënë lideri ynë Kadri Veseli, sot unë jam deputet i Kuvendit. Ky është një mesazh për të gjithë të rinjtë që po na bashkohen në numër kaq të madh se Partia Demokratike i jep gjithmonë hapësirën e duhur të rinjve”, tha deputeti Hoti.

Related posts