970×90
970×90

Veseli Mustafës: Ti e di çfarë qëndrimi ka SHBA për Kurtin dhe çfarë qëndrimi ka Kurti për SHBA

Veseli Mustafës: Ti e di çfarë qëndrimi ka SHBA për Kurtin dhe çfarë qëndrimi ka Kurti për SHBA


Kadri Veseli ia ka dërguar sot një mesazh Isa Mustafës, nga tubimi që ka mbajtur sot Partia Demokratike e Kosovës në Pejë.

Duke aluduar në partneritetin LDK-VV, për të cilin ka thënë se është koalicion i korrupsionit dhe izolimit të Kosovës, Veseli ia ka rikujtuar Isa Mustafës qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Albin Kurtin.

“E kam thënë, nuk është në të mirën e Kosovës të ketë një koalicion të korrupsionit dhe izolimit të Kosovës. Edhe sot, e them të njëjtën gjë, shefit të LDK-së, Isa Mustafës, i them miqësisht, si profesor e si intelektual… Ai e di, sikurse unë, kur kemi qenë në SHBA, së çfarë qëndrimi është i SHBA-ve për Albin Kurtin. Ai e di, pothuajse sikurse unë, se çfarë qëndrimi ka Albin Kurti për SHBA-në. Është shqetësim. Kosovës sonë nuk i duhet koalicioni i izolimit”, ka thënë Veseli.

Qytetarëve të Pejës, Kadri Veseli u ka bërë thirrje që të mobilizohen më 6 tetor dhe të votojnë për PDK-në, e cila, bashkë me SHBA-në, do ta luftojë korrupsion dhe do zhvillojë ekonominë e Kosovës.

Related posts