
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është takuar sot me Ministrin e Punëve të Brendshme të Finlandës ku edhe mori një rikonfirmim për mbështetjen e këtij shteti për antarësimin e Kosovës INTERPOL.
Veseli në një postim në Facebook, ka shkruar se mbështetja e Finlandes nuk do të mungojë edhe në proceset tjera për Kosovën, veçanërisht në agjendën për integrime evropiane, përcjell lajmi.net.
Ky është postimi i plotë i Veselit:
Finlanda do ta mbështesë Kosovën për anëtarësim në Interpol. Këtë ma rikonfirmoi Ministri i Punëve të Brendshme i këtij shteti, Kai Mukkanen. Mbështetja e Finlandes nuk do të mungojë edhe në proceset tjera për Kosovën, veçanërisht në agjendën për integrime evropiane.