
Ai aty ka thënë se janë rreth 5 mijë familje të cilat preken drejtpërdrejtë nga gjendja në Telekom.
Veseli ka shtuar se deputetët me deklarimet e tyre po e komplikojnë edhe më shumë situatën, dhe nuk po ofrojnë zgjidhje.
“Janë diku rreth 5 mijë familje të cilat preken drejtpërdrejtë nga Telekomi i Kosovës. Ajo çka është kryesor është se të gjithë punëtorët e Telekomit i kanë sytë në Kuvend. Në fakt kjo cka po shihet për atë se çka u fol nuk ka të bëj fare me fatin e atyre familjeve. Sepse shqetësimi është veç me e kompliku ma shumë situatën. Çështja e Telekomit zgjidhjet jashtë Telekomit, përmes përvojave menaxheriale e përmes kufizimeve në shpenzime”, ka thënë ai.
Veseli tutje ka akuzuar edhe partitë tjera për ndikimin në keqpërdorimet në Telekom.
“Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me keqpërdorime në punësim e e tendera duhet me i shku deri në fund, por prap nuk do të jetë shpagim foltorja e Kuvendit, pra janë gjyqtarët e prokurorët për këtë punë, ka thënë ai.
“Kanë me dalë me emra e me mbiemra, sepse janë faktet aty, ka ligj, shtet e prokuror në këtë vend. Më cudit LDK-ja me këto politika populiste, për faktin që për çdo që gjë ndodh, hajde ta fajësojmë pushtetin. Nuk shkon kjo punë fisi jem e fisi yt sepse jemi në shekullin 21”, ka thënë tutje kryeparlamentari Veseli.
Në fund, Veseli ka potencuar se Telekomit duhet t’i ndihmohet në projekte e jo në shpenzime, që sipas tij përkrahja duhet dhënë edhe në dhjetëra miliona euro.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka replikuar shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca.
Ai ka thënë se miqtë e Veselit së bashku me partinë e tij e kanë orkestruar Telekomin e Kosovës.
“Shyqyri Haxhën e kanë arratis në Londër pasi e kanë hek, në përgjimet Pronto Grabovci e Beqaj e vendosin Nuredin Krasniqin edhe ky i PDK-së. Agron Mustafën kur e kanë vendos drejtor, ai është i afërt i ktyne. Gjon Balaj zyrtar i PDK-së në Pejë, ky e ka marrë vendimin për kontratën e dëshmshme me dardafonin”, ka thënë Konjufca. Sipas tij, këto janë krejt fakte. “E tash mos të dalim te antenat, 3.6 milionë euro që merret qiraja për to janë të vendosura të zyrtarët e PDK-së”, ka thënë Konjufca.
Mirëpo aty nuk mungoi as reagimi i Veselit.
Sipas tij, Konjufca në fjalimin e tij ka thënë shumë të pavërteta.
“Edhe ti je kanë nashta në PDK por s’pe dijmë tash. Fole do të pavërteta, katër minimum se çka the janë të pavërteta. Ma i miri je djalë i meqëm por mos e ekstremizo debatin”, ka thënë Veseli.