
Ai ka bërë të ditur se seanca e thirrur nga opozita për liberalizimin e vizave do të mbahet me fillim prej orës 20:00, shkruan lajmi.net.
Veseli ka folur edhe për vizitën e tij në SHBA, për të cilën ka thënë se çdo vizitë në këtë shtet është pozitive.
Ai e ka cilësuar SHBA-në si njërin ndër aleatët kryesorë të Kosovës në anëtarësimin Euro-atlantik.
“Do të shkojë në vizitë në SHBA, cdo vizitë e cdo personaliteti është pozitive. Aleati ynë kryesorë janë SHBA-të. Kam takime në Uashington dhe Nju Jork. Takime do të kemi edhe në shtetin e IOWA-s, shtet me të cilin kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.
Veseli ka folur edhe për mundësinë që kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti të jetë në krye të delegacionit për dialog bashkë me Fatmir Limajn.
“Unë ka muaj që thërras për konsensus, po e përsëris këtë kërkesë ngase duhet e gjithë opozita duhet t’ i kryejnë përgjegjësitë”, ka thënë ai.
“Serbia sa herë i ka thënë jo dialogut ka humbur. Sot i bëj thirrje opozitës që më mirë të kemi debat parlamentar për dialogun, dhe të shkojmë një qëndrim të qartë për integritetin dhe asociacionin vetëm sipas kushtetutës për Kosovën”, ka shtuar ai.
Veseli në fund ka thënë se nëse arrihet konsensus, askush nuk ka të drejtë të dëmtojë vendin e vetë, dhe t’i jap hapësirë Serbsië për këtë.