Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z, Kadri Veseli, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, me rastin e përvjetorit të veprimtarin dhe heroit Fadil Vata ka përkujtuar atë në mënyrë shumë të veçant.
Sot përkujtojmë Fadil Vaten, veprimtarin e hershëm të lëvizjes kombëtare për lirinë e Kosovës. Fadili u nda herët nga ne, pikërisht atëherë kur i duhej edhe më shumë Kosovës, por veprimtaria e tij atdhetare la shenja të pashlyeshme në rrugën tonë për çlirimin e Kosovës. Emri i tij sot qëndron krenar në panteonin e heronjve të Kosovës së lirë dhe sovrane. Ka shkruar Veseli, transmeton Gazeta Projekti.