970×90
970×90

Veseli dhe Krasniqi në Gjilan mbjellin fidane, bëjn thirrje për ruajtje të ambientit

Veseli dhe Krasniqi në Gjilan mbjellin fidane, bëjn thirrje për ruajtje të ambientit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me udhëheqësit e Agjencisë Pyjore të Kosovës, dhe zv ministrin e Bujqësisë z,Mecludin Krasniqi ka marrë pjesë në aksionin për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura në fshatin Llashticë të Gjilanit, me ç’rast ka mbjellë edhe fidane.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për pyllëzime dhe njëkohësisht për një ambient më të pastër.

“Është shumë inkurajuese mbjellja e këtyre fidanëve të pishave, për shkak të ndikimit që e kanë në ambientin dhe jetën tonë të përditshme. Kosova në raport me vendet e Bashkimit Evropian ka një situatë të mirë me pyje, por ajo çka na shqetëson të gjithëve është pjesa e ambientit. Hedhja e mbeturinave vend e pavend është e papranueshme për vetë identitetin tonë”, ka thënë Veseli.

Veseli ka theksuar se qytetarët dhe institucionet duhet të bëjnë më shumë për të ruajtur ambientin.

Ndërsa, Ahmet Zejnullahu, kryeshef ekzekutiv Agjencisë pyjore të Kosovës, ka thënë se këtë vit planifikohen të pyllëzohen rreth 300 hektarë. Zv Ministri Krasniqi ka theksuar se, Në Llashticë të Gjilanit, bashkë me kryetarin Kadri Veseli përcollëm nga afër procesin e pyllëzimit i cili po zhvillohet nga MBPZHR respektivisht nga Agjencioni i Pyjeve të Kosovës (APK)!
Me qëllim të përmirësimit kualitativ të pyjeve, këtë vit po pyllëzohen mbi 300 hektar anekënd Republikës së Kosovës!
Planifikimet e APK për pyllëzim në vitin 2019 do të arrjnë një sipërfaqe deri në 600 hektar! Shkruan Gazeta Projekti.

Related posts