970×90
970×90
970×90
970×90

Veseli: Demarkacioni do të ratifikohet, liberalizimi i vizave do të ndodhë

Veseli: Demarkacioni do të ratifikohet, liberalizimi i vizave do të ndodhë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë ka bërë të ditur se seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet më 18 shkurt, e diel, në orën 18:00.

“Roli im është institucional dhe kushtetues, do ta barti deri në fund këtë autoritet në interes të atdheut tim dhe qytetarëve”, tha Veseli.

Veseli ka thënë se Kuvendi nuk është lodër e kukullave por institucion i shtetit.

Por se a do ta ketë përkrahjen e Listës Serbe, e cila sot nuk qe e pranishme në mbledhjen e Kryesisë, Veseli tha se “Kosova është shtet sovran, nuk do ta lejojmë askënd të na nëpërkëmbë. Qytetarët e Kosovës duhet të jenë më të vetëdijshëm, mos të futen në kthetra të manipuluesve. Nuk do t’i nënshtrohem presionit të askujt”, tha ai.

Shprehet i bindur se do të liberalizohen vizat derisa thekson se me këtë i hapet rrugë perspektives europiane.

“Ka një konsensus të gjerë që shënimi i kufirit me Malin e Zi dhe kjo çështje do të përfundoj pavarësisht interesave dhe kalkulimeve të cilat janë jashtë interesit të qytetarëve, jashtë fuqizimit të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Do të përfundojmë lojërat politike dhe lojërat me emocione ndaj qytetarëve tanë do të hapim perspektivë në Bashkimin Europian dhe liberalizimi i vizave do të ndodh”, tha Vesel

Related posts