Kryetari i Kuvenditë të Kosovës, Kadri Veseli, ka vlerësuar rapprtin për Kosovën të publikuar nga Bashkimi Evropian.
Veseli nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, ka thënë se më në fund të arriturat e Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave u vlerësuan.
Statusi i plotë i kryeparlamentarit Veseli:
Bashkimi Evropian i vleresoi më në fund të arriturat e Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Në këtë fazë, nuk ka asgjë më të rëndësishme në agjendën evropiane për Kosovën sesa udhëtimi i qytetarëve tanë në Zonën Shengen, i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për transformimin e politikës, të shoqërisë dhe ekonomisë. Dekada e Re ka kuptim vetëm pa viza në Evropë dhe zbatimi i MSA-së dhe ERA-së do të hyjnë në një dinamikë të re kur nuk do të ketë barriera të pakuptimta të lëvizjes së lirë. Institucionet e Kosovës do t’i adresojnë edhe sfidat dhe kritikat që janë identifikuar në raportin e BE-së pasi vetëm kështu forcojmë dhe ndërtojmë të ardhmen evropiane për qytetarët tanë.