Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Vesa Broja, e cila garon me numrin 38 në listën zgjedhore, po merr mbështetje të madhe në fushatën e saj. Përkrahja për të po vjen jo vetëm nga qytetarët dhe mbështetësit e PDK-së, por edhe nga figura të rëndësishme brenda partisë, shkruan Gazeta Projekti.
Ndër mbështetësit e saj është edhe kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i cili ka shprehur vlerësim për angazhimin dhe përkushtimin e Brojës. Ai e ka cilësuar atë si një zë të rëndësishëm për përfaqësimin e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë fushatës, Broja është fokusuar në promovimin e politikave zhvillimore, forcimin e ekonomisë dhe përmirësimin e mirëqenies sociale. Angazhimi i saj ka bërë që ajo të fitojë besimin e një numri të madh votuesish, të cilët e shohin atë si një përfaqësuese të denjë për Kuvendin.
Zgjedhjet e ardhshme pritet të jenë një test i rëndësishëm për të gjithë kandidatët, ndërsa mbështetja në rritje për Vesa Brojën tregon një momentum pozitiv për fushatën e saj.