970×90
970×90
970×90
970×90

“Vërtetë në telashe të mëdha”, përveç nga funksioni, Facebook ka rënë edhe në bursë

“Vërtetë në telashe të mëdha”, përveç nga funksioni, Facebook ka rënë edhe në bursë

Një bllokim total i disa prej rrjeteve sociale më të përdorura në botë po shkakton ankesa dhe vështirësi të ndryshme në miliarda klientët e tyre por edhe vet kompaninë.

WhatsApp, Facebook dhe Instragram, tri aplikacionet më të përdorura kudo në botë – dhe që i përkasin Mark Zuckenberg – prej orës 15:59 janë të paarritshme nga çdo anë e botës, duke vështirësuar jo pak komunikimin ndërkombëtar që mbështetet pjesërisht në këto platforma.

Por përveç këtyre telasheve kjo duket të jetë një ditë tepër e keqe për kompaninë Facebook.

Aksionet e Facebook ranë më shumë se 5% ditën e sotme, duke e vënë atë në ritmin e ditës së tij më të keqe tregtare në gati një vit.

Kjo është edhe rënia më madhe ditore për këtë kompani që prej 30 tetorit të vitit 2020 që aksionet e saj ranë 6.3 për qind.

Facebook përmes kompanisë rivale Twitter dha një njoftim për pëdoruesit e vet.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet dhe produktet tona,” tha zëdhënësi Andy Stone. “Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim.”

Ndërsa Facebook nuk hyri në detaje të mëtejshme mbi shkakun e ndërprerjes së së hënës, ekspertët thanë në Twitter se duket se ishte një problem me sistemin e emrave të domain-it të kompanisë, ose DNS.

Faqja e përcjelljes së ndërprerjeve Down Detector regjistroi dhjetëra-mijëra raporte për secilin nga shërbimet. Facebook është i paarritshëm fare ndërsa Instagram dhe WhatsApp janë të arritshme, por nuk mund të ngarkonin përmbajtje ose të dërgonin mesazhe.

Arsyeja e ndërprerjes nuk ishte menjëherë e qartë. Një zëdhënës i kompanisë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga CNN Business.

Ndërprerja erdhi pas transmetimit të një segmenti në të cilin denoncuesi i Facebook Frances Haugen pohoi se kompania është në dijeni se si platformat e saj përdoren për të përhapur urrejtje, dhunë dhe dezinformata, dhe se Facebook është përpjekur t’i fshehë ato dëshmi. Facebook ka hedhur poshtë këto pretendime.

Intervista pasoi javë raportimesh dhe kritikash për Facebook pasi Haugen lëshoi mijëra faqe dokumentesh të brendshme tek rregullatorët dhe tek Wall Street Journal. Haugen do të dëshmojë para një nënkomiteti të Senatit të martën.

Related posts