Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të Kosovës.
Shumë fshatra kanë përfunduar nën ujë, e derisa në disa zona të Dukagjinit banorët kanë mbetur të bllokuar.
Nën ujë është edhe një pjesë e fshatit Volljak të Klinës. Në disa pamje që kanë ardhur në adresë të Reporterit shihet tërësisht e mbuluar nga uji pjesa tek “Guri i Zi”.
Raportime për vërshime gjatë ditës ka pasur edhe në disa fshatra të Istogut e Deçanit.