Një ekip basketbollistesh të ardhur nga Londra janë personat e parë të cilët janë izoluar në Qendrën Studentore në Prishtinë si të dyshuar për infektim me koronavirus, Covid-19.
Ata do të qëndrojnë në vet izolim për 14 ditë me radhë.
E Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim që Qendra e Studentëve të bëhet karantinë.
Në vendim thuhet se Qendra e Studentëve në Prishtinë caktohet si hapësirë karantine.
Vendimi ka këto pika:
1. Qendra e Studentëve në Prishtinë caktohet si hapësirë karantinë
2. Personat për të cilët vërtetohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë me sëmundjen nga Coronavirus futen në karantinë.
3. Qendra e studentëve kalon në menaxhim të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Shëndetësisë deri në pushimin e gjendjes emergjente të shpallur nga Qeveria e Kosovës me vendimin nr.01/1L të datës 15/03/2020.