970×90
970×90
970×90
970×90

Vendos PZAP: Anulohen zgjedhjet në Han të Elezit, shkohet në rivotim për Kryetar komune

Vendos PZAP: Anulohen zgjedhjet në Han të Elezit, shkohet në rivotim për Kryetar komune

Paneli për Ankesa dha Parashtresa ka anuluar zgjedhjet për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit dhe ka çuar në rivotim të katër qendrat e votimit në këtë komunë.

Kandidati i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Suma, ishe ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me procesin zgjedhor që është zhvilluar në këtë komunë, e ku kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Balazhi rezultoi se fitoi pa balotazh.

Sipas vendimit të PZAP-së, Suma është ankuar se simpatizantët e PDK-së kanë bërë presion mbi qytetarët e Hanit të Elezit që të votojnë këtë subjekt politik.

E këtë ankesë PZAP e ka marrë si të bazuar, duke e çuar në rivotim procesin zgjedhor për Kryetar të kësaj komune.

“PZAP ka  vendosur në lidhur me ankesën e kandidatit të pavarur Rufki Suma, nga Hani i Elezit paraqitur kundër subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të presionit ndaj votuesve, për zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës të datës 17 tetor 2021, në seancën e panelit të mbajtur më datë 21, 10, 2021, mori këtë Vendim. I pranohet e bazuar ankesa e kandidatit për kryetar të Komunës në Han të Elezit, Rufki Suma kandidat I pavarur, e cila mban shenjën A.nr. 639/2021, vetëm për kryetar komune, për shkak  të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votuesve”, thuhet në vendimin e  PZAP-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas rezultateve preliminare kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi kishte dalë fitues i këtyre zgjedhjeve.

Related posts