
Ajo që pritej edhe ndodhi. Qeveria e Kosovës ka vendosur që të marrë vendim për mbyllje totale të Kosovës për dy javë, nga dita e nesërme.
FaktePlus ka mësuar se ky vendim është marrë pasi ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me Covid-19.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar të vdekur 14 persona dhe kanë rezultuar pozitiv 923 qytetarë.
“Nuk do të ketë fare shërbime të lokaleve. Nuk do të punojnë për dy javë lokalet fare, vetëm furrat dhe marktete do të punojnë me një orarë që do të caktohet sot”, ka thënë ky burim.
Mësohet se vendimi për masat e reja do të bëhet publik sot gjatë ditës nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ajo që dihet me siguri, është se sot është data 1 prilli dhe se ky tekst ishte vetëm për ta shënuar këtë datë e cila njihet si “Dita e gënjeshtrave”.
Aprililililiillililiil…