Përkundrazi, Kosova aktualisht është në pritje të publikimit të rekomandimit të Komisionit Evropian (KE), i cili do të tregojë nëse është përmbushur kriteri i luftës ndaj krimit të organizuar dhe të korrupsionit.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë ditës së djeshme është shprehur optimiste se liberalizimi i vizave do të finalizohet përgjatë këtij viti, shkruan më tutje “Zëri”.
Sipas saj, rekomandimi do të jetë pozitiv dhe do të publikohet më së largu në javën e parë të muajit të ardhshëm (korrikut).
Porse ekspertët e procesit të integrimit konsiderojnë se gjasat janë shumë të vogla që liberalizimi të ndodhë përgjatë këtij viti..