970×90
970×90

Vendim: Këto dëshmi ju duhen për të hyrë në Kosovë

Vendim: Këto dëshmi ju duhen për të hyrë në Kosovë

Qeveria e Kosovës mbrëmjen e sotme ka miratuar masat e reja antiCOVID të cilat hyjnë në fuqi nesër, ditë e shtunë. Ndër tjera, ka ndërmarrë masa të reja edhe për zbatimin territorial, shkruan Reporteri.net.

Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

[Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës].

Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës (J&J) që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit;

Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë;

Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 në 90 ditët e fundit (test RT-PCR pozitiv i lëshuar 21–90 ditët e fundit);

Dëshmi se personi e ka marrë dozën e tretë/përforcuese.

Dëshmi të testit RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.

Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.5 lirohen:

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova (tranzit) brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh dhe që dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja kufitare;

Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;

Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

Qytetarët e  huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;

Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe pjesëtarët e trupave të KFOR;

Personat nën moshën dymbëdhjetë  (12) vjeçare;

Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak për një periudhë prej shtatë (7) ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës;

Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, të administruar jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

Personat nga mosha 12 vjeçare deri në moshën 16 vjeçare duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Të gjitha masat e reja antiCOVID të cilat hyjnë në fuqi nga nesër

Related posts