970×90
970×90

“Vendi do të shkojë në zgjedhje, nëse Haradinaj nuk lëshon pe”

“Vendi do të shkojë në zgjedhje, nëse Haradinaj nuk lëshon pe”



Taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës kundrejt produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, po vazhdon të jetë njëra nga temat më të komentuara në Kosovë dhe jashtë saj.

Përderisa, ShBA-të dhe disa vende mike i kanë kërkuar Kosovës që ta pezullojë taksën, është i pari i Qeverisë Haradinaj, i cili është i vendosur që taksa të vazhdojë deri në arritjen e njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë, raporton Ballkani.info

Në një prononcim për Ballkani.info analisti Imer Mushkolaj, ka thënë që përderisa kryeministri Haradinaj nuk lëshon pe, atëherë vendi ynë do të shkojë në zgjedhje.

“Një zgjidhje duhet të gjendet shpejt. Po duket se Haradinaj nuk do të lëshojë pe. Nëse ndodh kështu, atëherë mund të priten zgjedhje të reja. Por, zgjedhjeve të reja iu druan vetë PDK, ngase mund të humbasë politikisht, pasi që arsyeja e shkuarjes në zgjedhje është mos-heqja e taksës ndaj Serbisë. Edhe në atë variant, heqja e taksës do të zvarritej”, ka thënë Mushkolaj.

Tutje Mushkolaj, ka potencuar që taksa po përdoret nga të gjitha partitë në Kosovë, për patriotizëm.

“Haradinaj nuk jep dorëheqje dhe kjo e komplikon edhe më shumë situatën. Përndryshe, taksa po përdoret nga të gjitha partitë në Kosovë, për të shitur patriotizëm”, ka përfunduar Mushkolaj.

Related posts