970×90
970×90

Vendet që duhet ti vizitoni kur jeni në Junik

Vendet që duhet ti vizitoni kur jeni në Junik

Nëse vendosni të vini në Junik, ju patjetër duhet të vizitoni disa vende shumë të veçanta që ka kjo Komunë.

Juniku është një komunë e cila gjendet në përendim të Kosovës, veçoritë e kësaj Komune janë të pafundme, pamja e saj rrëzë Alpeve Shqiptare i ka dhënë hijeshi që do mbetet përjetë në mendjen e atyre që vizitojnë.

Pra, nëse keni vendosur të vizitoni Juniku, ju nuk do të zhgënjeheni, sepse këtu do të keni shumë vende veçanta, e të cilat nuk i keni parë diku tjetër. Viteve të fundit ka mjaftë turistë nga e gjithë bota që kanë shprehur dëshirën dhe interesimin të vizitojnë nga afër bukuritë e këtij vendi.
Më poshtë do të paraqesim disa nga vendet që nëse jeni në Junik, ju patjetër duhet që t’i vizitoni, e që Komuna e Junikut dhe kryetari Ruzhdi Shehu është duke bërë përpjekje që vende si këto të përfshihen në guida kombëtare e ndërkombëtare.

1. Bjeshkët e Junikut

Vizitën e parë që duhet ta bëni janë Bjeshkët e Junikut, të cilat janë të përfshira brenda Parkut Kombëtar, ku rreth 8.4% e hapësirës së parkut i takon Komunës së Junikut.

Me një pamje mahnitëse të këtyre bjeshkëve, me një vegjitacion dhe shumëllojshmëri të zogjëve, kafshëve dhe ujin e bollshëm, bimësi nga më të ndryshmet që nuk ua ka parë syri ndonjëherë në ndonjë vend tjetër.

Aty gjendet maja më e lartë në Republikën e Kosovës Gjeravica, me lartësi mbidetare 2656 m, afër Gjeravicës hasen liqene glaciale (akullnajore), të krijuara gjatë epokës së akullnajave, ata janë: Liqeni i Madh dhe i Vogël i Gjeravicës, si dhe Liqeni i Tropojës, ku karakterizohen me ujë të pastër gjatë gjithë vitit. Në pjesën më të madhe të vitit këta liqej janë të ngrirë. Mes bukurive të shumëta natyrore është edhe Kanioni i Junikut me një pamje madhështore. Në Bjeshkët e Junikut është një hotel që quhet “Grand Gjeravica”, i cili gjendet në lartësi mbidetare 1800 m. Hoteli ofron shërbime të shkëlqyera, si në akomodim, po ashtu edhe me restoranin e tij me ushqime tradicionale. Në veçanti me pamjen mahnitëse të Alpeve shqiptare që e rrethojnë atë. Po ashtu edhe me stane dhe bujtina, vizita në këto bjeshkë është e paharruar. Nëse doni t’i vizitoni këto Bjeshkë, këtë e mundëson Shoqata Bjeshkatare “Rrasa e Zugut”. Ku kjo shoqatë së bashku me Komunën çdo vit në qershor mbajnë aktivitetin për promovimin e turizmit malorë “Ditët e Gjeravicës”. Maja e Gjeravicës 2656 m
Liqeni në Gjeravicë Gropa e Erenikut
Kamping “Ditët e Gjeravicës” Pamje nga Bjeshka e Junikut
Hoteli “Grand Gjeravica”
Kanioni i Junikut

 

2. Kullat e Junikut

Vende të tjera që duhet patjetër të vizitohen janë objektet e vjetra që bëjnë pjesë në trashëgëminë e popullit tonë. Këtu Juniku ka një vlerë të lartë në ruajtjen e trashëgëmisë kulturore veçanërisht të kullave. Tri kullat që mund të vizitoni janë: a) Kullat e Hoxhaj, aty është një konpleks kullave të veçanta për nga stili i ndërtimit, njërën ndër to Komuna e ka shndërruar në Bibliotekë, e cila është emërtuar me emrin e poetit të madh vendas, “Din Mehemeti”.
Kulla e Isufaj “Qendra Rajonale e Turizimit në Dukagjin”


Dy kulla të tjera afër bibliotekës janë shndërruar në muze dhe janë të hapura për vizitorë. b) Kulla e Isufaj, është një kullë me vlera historike, kullë kjo që në vitin 1912 u priten me dhjetra delegat për mbajtjen e “Kuvendi të Junikut” njëra nga ngjarjet më të mëdha të kombit, ngjarje e cila i parapriu shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë. Kulla sot është shëndruar në “Qender Rajonale për Turizem në Dukagjin” ajo është e hapur për vizitor, ku në të operojnë edhe disa organizata joqeveritare, të cilat i zhvillojnë aktivitetet e tyre. c) Kulla e Ramë Zyberit, e cila gjendet në lagjen Krasniq, është një kullë që shërben si bujtinë për turistët vendor dhe ndërkombëtar, për ata që dëshirojnë ta bëjnë natën në të, e kjo të kujton mënyrën e jetesës që dikur bënte populli ynë. Këtu mund të shërbeheni edhe me ushqime tradicionale.

Përveç kullave ju mund të vizitoni edhe objektet tjera si: Mullirin e Tofaj, që është edhe muzeu familjar brenda tij, Mullirin e Sallaj, që edhe sot është funkisonal.

Po ashtu edhe objektin e Valavicave (valavica është një objekt ku është bërë pastrimi i leshit e nga ai janë bërë veshmbathje dhe plisi), i cili është muze dhe i hapur për vizitor. Në këto objekte të trashëgëmisë sonë mbahen ngjarje të ndryshme si: Dita e gështënjës, Darka e lamës tryeza për promovimin e etnografisë etj.

Pikturë e “Kuvendit të Junikut” nga Rexhep Goqi.

Biblioteka kullë “Din Mehemti” Konaku i Ramë Zyberit
Mulliri i Sallaj Mulliri i Tofaj

Valavica në Junik Kulla e Hoxhaj

 

 

3. Xhamia e Qokut

Në Junik mund t’i vizitoni disa nga objektet fetare, me të cilat do të mrekulloheni me arkitekturën e tyre qindravjeçare. Në këtë komunë janë dy Xhami, dhe një Teqe, më e vjetra padyshim është Xhamia në lagjen Krasniq apo që njihet me emrin “Xhamia e Çokut”, e ndërtuar në vitin 1570, është njëra nga më të vjetrat në rajonin e Dukagjint. Me një akritekturë tradicionale në formën e kullës, ky është objekti më i vjetër në Junik. Objekti është nën Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës.

4. Teqja e Sheh Xhaferit

Teqeja e Sheh Xhaferit, e cila për nga madhësia konsiderohet si më e madhja në Ballkan. Është një objekt mjaft interesant për t’u vizituar, arkitektura e saj të lë pa fjalë, brenda saj gjendet edhe biblioteka e teqes që ka një numër të madh të librave fetar po ashtu edhe shkencore, aty gjenden disa koleksione të veçanta që ndoshta nuk janë në ndonjë bibliotekë tjetër. Pjesa më intersante është salla në katin e dytë, me disa kupola ku edhe janë të shkruara ajetet Kuranore.

5. Lumin Ereniku

Në pjesën perëndimore të qendrës së Junikut, është lumi Erenik, që ka një prurje të konsiderueshme të ujit nga Bjeshkët. Ereniku ka dy degë: njëra buron te Bjeshka Rrasa e Zogut dhe dega tjetër te Bjeshkët e Junikut pranë liqejve të Gjeravicës dhe derdhet në lumin Drini i Bardhë në lindje tek Ura e Terzinjve. Ereniku ka gjatësi 51 km.

Sipas gjatësisë është me rrjedhje më të madhe se Lumbardhi i Pejës dhe Lumbardhi i Deҫanit, për nga madhësia e pellgut dhe prurja dallohet prej të gjitha degëve të dyfishta të Drinit të Bardhë.

Krahasuar me degët e tjera të Drinit të Bardhë, ky lumë është më tepër fushor 2/3 e rrjedhës kalon nëpër pjesë të ulëta të fushës (30km), e cila është në lartësi në mes 300-500 m. Sa i përket rrjedhës në vendin e burimit deri në Junik, uji është i rrëmbyeshëm (shpejtësi të madhe) për shkak të relievit dhe përthyeshmërisë së terrenit. Prurja mesatare vjetore e Erenikut është 11m³/sek. Përgjatë tij është shetirorja me gjatësi tri kilometra dhe në pjesën me të madhe të kësaj shetitoreje ka ulëse, lodra për argëtimin e fëmijëve etj.

Pra kjo pjesë është mjaft atraktive për vizitorët dhe banorët e shumtë që e frekuentojnë atë.

6. Parku Moronica

Anës së lumit ndodhet parku i Moronicës, që ka një hapësirë të pyllëzuar me drurin e pishës.

Kjo hapësirë është e përshtatshme për kamping apo edhe një shetitje ditore. Në park është në përfundim e siper ndërtimi i një kulle gjigande që nga Komuna është paraparë të jetë si Qendër e Kulturës.

Kah mesi i kësaj pjese gjendet edhe një restorant i mrekullueshëm me një hapësirë të madhe dhe me ushqime tradicionale që edhe mban emrin e parkut “Moronica”. Ka edhe vende të tjera që mund t’i vizitoni në këtë Komunë, siç janë: fshatrat turistike Gjocaj dhe Jasiq, e që aty është një restorant me emrin “Trofta e Junikut” që ka një pamje të mahnitës.

Po ashtu në Junik mund të vizitoni edhe plantacionin e mrekullueshëm të pemëve “Luna”, etj.
Lumi Erenik dhe shetitorja.

Kulla si Qendër e Kulturës Restorant “Moronica”

Bjeshka e Junikut Restorant “Trofta e Juniku”.

 

Shkrimi është përgaditur nga prof. Arton Loshaj

 

Related posts