Dhjetëra miliona njerëz në mbarë botën, dëgjuan ndoshta për herë të parë për Alberto Santos-Dymon, kur ndoqën ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Verore të 2016-ës në Rio de Zhaneiro, dhe panë imazhin e një burri të hijshëm me mustaqe, që sipas organizatorëve të lojërave është shpikësi i vërtetë i avionit që ia doli të kryejë me sukses fluturimin e parë në botë.
Duke jetuar në Paris në vitet 1890, Santos-Dymon shpenzoi para nga pasuria e familjes së tij që merrej me biznesin e kultivimit dhe shitjes së kafesë, në eksperimente me balona me ajër të nxehtë, e kombinuar kjo me pajisje motorike.
Pol Hofmman në librin e tij “Krahët e çmendurisë:Alberto Santos-Dymon, dhe shpikja e tij fluturuese”, pretendon se pioneri i parë i fluturimit, ia doli të ndërtojë një avion personal, me të cilin do të fluturonte nga shtëpia banesa e tij pranë Harkut të Triumfit, në restorantin e tij të preferuar.
Pas marrjes së Çmimit të Aviacionit në vitin 1901, duke pilotuar një balonë përreth Kullës së Eifelit, Santos-Dymon e zhvendosi fokusin e tij tek mundësia e fluturimit me një objekt më të rëndë se sa ajri. Ndërsa disa njerëz mbetën skeptikë për arritjet e raportuara të Vëllezërve Rajt në SHBA, të cilat u zhvilluan në fshehtësi larg syrit të publikut, suksesi i Santos-Dymon u verifikua nga mijëra njerëz më 23 tetor 1906, kur biplani i tij fluturoi rreth 200 metra në një lartësi prej rreth 50 metrash përpara një turme të madhe parizienësh, me shumë gjasa fluturimin e parë publik në botë.
Më pak se tre javë më vonë, braziliani vendosi rekordin e parë botëror që do të njihej nga Federata Aeronautike Ndërkombëtare, duke fluturuar për 726 metra me avionin e tij me krahë. Mbështetësit e Santos-Dymon, pretendojnë se shfaqja publike e vitit 1906, ishte në fakt fluturimi i parë real, për shkak se avioni i tij me rrota u nis në fluturim pa ndihmën e jashtme.
Ndryshe nga avioni i Vëllezërvëe Rajt, që u nis nga një platformë hedhëse, dhe u ndihmua nga erërat e forta në Kiti Hauk për ta ngritur atë nga toka. Henrike Lins de Barrosh, një fizikant brazilian që ka shkruar 2 libra mbi Santos-Dymon, i tha agjensicë Reuters në vitin 2003 se fluturimi i Vëllezërve Rajt nuk i plotësonte të gjitha standardet e vendosura në atë kohë, të cilat përfshinin mospasjen e asnjë ndihme të jashtme, fluturimim publik në sytë e ekspertëve, dhe uljen e sigurtë të avionit”.“
Ndërkohë më shumë se dy vjet para se Vëllezërit Rajt të fluturonin mbi dunat e Kiti Hauk, një roje nate në një fabrikë prodhimi, njoftohet se fluturoi mbi qytetin industrial Brixhport në Konektikat, me makinën e tij të modifikuar. Një artikull të gazetës “Bridgeport Sunday Herald” të 18 gushtit 1901, raportohet se 4 ditë më parë një emigrant gjerman i quajtur Gustav Uajthed, kishte fluturuar në distancë prej 1.6 km, dhe në një lartësi prej 50 metrash mbi Brixhport dhe qytetin fqinj Feirfilld.
Sidoqoftë, pretendimi i Uajthed ishte i pabesueshëm për shkak të mungesës së dokumentacionit. “Scientific American”, vuri në dukje se një fotografi e vetme e paqartë e avionit në fluturim, ishte parë në një ekspozitë të aeronautikës në vitin 1906 në Nju Jork, por edhe ajo foto më pas kishte humbur.
Kjo çështje doli edhe një herë në skenë në vitin 1987, kur programi i lajmeve i CBS “60 minuta” shfaqi një kronikë me titull “Vëllezërit Rajt e kanë gabim?”. Polemikat arritën kulme të reja në vitin 2013, kur historiani australian i aviacionit , Xhon Braun, njoftoi se kishte gjetur një fotografi të ekspozitës të përmendur në “Scientific American” në vitin 1906, që tregonte fotografinë e humbur të Uajthed në fluturim.
Mëngjesin e 17 dhjetorit 1903, Orvil dhe Uilbur Rajt arritën të fluturonin për herë të parë në një distancë prej 50 metrash, me një mjet më të rëndë sesa ajri, një ngjarje historike që zgjati vetëm 12 sekonda. Vëllezërit Rajt, dokumentuan në mënyrë të përpiktë eksperimentet e tyre, megjithëse i kryenin në fshehtësi të madhe, ndërsa morën patentat dhe nënshkruan kontratat përkatëse për makinën e tyre fluturuese.
Shumica e historianëve të aviacionit, besojnë se vëllezërit amerikanë, përmbushën kriteret për t’u konsideruar si shpikësit e avionit të parë të suksesshëm përpara Santos-Dymon sepse “Flyer” i Vëllerëzve Rajt ishte më i rëndë sesa ajri, drejtohej nga një njeri, kishte një motor në bord, dhe ishte i aftë të ulej vetë.
Ndërkohë nga Zelanda e Re vjen një pretendim tjetër. Sipas tyre aviatori i parë që fluturoi ishte Riçard Ulliam Pirs, i lindur më 3 dhjetor 1877 në Temuka. Enciklopedia e Zelandës së Re, thotë se Pirs “e kreu përpjekjen e tij të parë të fluturimit në Uaitohi Roud, pranë fermës së tij. Pas fluturimit në një distance të shkurtër, ndoshta 45 metra, ai u rrëzua mbi gardh.
Pirs thotë se kjo ndodhi më 31 mars 1903, ose 8 muaj e gjysmë para Vëllerëzve Rajt. Ai gjithashtu vazhdoi të eksperimentonte me fluturimin, duke aplikuar për një patentë në nëntorin e vitit, për disa prototipa avionësh. Por inovacionet e tij kryesisht u injoruan, dhe Pirs ra na depresion. Ai u shtrua në qershorin e vitit 1951 në Spitalin Psikiatrik Sunnyside, ku vdiq më 29 korrik 1953.