
Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, mbrëmë zhvilluan një aksion në HIB Petrol, për shkak të dyshimeve të mundshme për shmangie në tatim.
Portali online Gazeta Projekti raportoi mbrëmë se në këtë aksion kishte arrestime
Policia e Kosovës ka njoftuar se një nga të dyshuarit, vëllai i Drejtorit Menaxhues të Bankës “TEB” në Kosovë, Orçun Ozdemir, është dërguar në mbajtje.
Ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar.
“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë është arrestuar i kërkuari mashkull shtetas i Turqisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.
Tarkan Ozdemir po kërkohej nga autoritetet e Moldavisë.
Për arrestimet ka reaguar dje edhe HIP Petrol.