Bashkim Jupa, nga fshati Molliq i Gjakovës, me vendbanim në Zvicër, po del se ka qenë sulmuesi i gazetarit Valon Syla, që ndodhi sot në qendër të Prishtinës.
I dyshuari Bashkim Jupa është vëllai i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe ish-zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa.
Ky i fundit, është shef i hetimeve në Administratën Tatimore të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Bekim Jupa, në një nga zgjedhjet komunale, kishte kandiduar për asamblist të Komunës së Gjakovës, nga radhët e PDK’së.
Sulmi që sot shokoi vendin, ndaj Valon Syles, ndodhi pak ditë pasi gazetari kritikoi diasporën, përmes facebook’u.
Para se të sulmohej sot fizikisht, Valon Syla kishte qenë cak i linçimeve në media sociale.