
Dy javë më parë, ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u arrestuan nën akuzat gjoja për krime lufte nga Tribunali i Hagës.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetari Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tashmë ndodhen në Hagë, ku ata në mënyrë kategorike kanë mohuar akuzat, shkruan Gazeta Scanner.
Menjëherë, në Kosovë ka filluar një fushatë me slloganin “Liria ka emër”, në mbështetje të luftës së drejtë çlirimtare dhe krerëve të saj që po akuzohen në Hagë.
Naim Selimi, vëllai i komandat 10-shit, Rexhep Selimit, që gjithashtu ishte ushtar i UÇK-së, thotë se “Liria e ka emrin UÇK dhe të gjithë popullit të Kosovës”.
“Liria e ka emrin e secilit dëshmor të UÇK-së, mijëra djemve dhe vajzave që luftuan me emblemen e UÇK-së. Liria e ka emrin e popullit të Kosovës.
Por, mos t’i harrojmë, në Hagë përveç Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, janë edhe Sali Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Liria e ka edhe emrin e tyre!”, shkruan Selimi.

Rexhep Selimi ishte një nga themeluesit e UÇK-së dhe ushtari i parë që foli publikisht në emër të UÇK-së, me 28 nëntor 1997, në varrimin e mësuesit Halit Geci, në Llaushë të Skenderajt.
Ndryshe, Prokuroria akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin ‘për kryerjen e krimeve të luftës’. Ata u arrestuan dy javë me parë, ndërkaq në paraqitjen e parë para gjykatësit ata kanë mohuar kategorikisht aktakuzat që ngarkohen. /Scanner/