970×90
970×90

Veliu tregon detaje sa ishte ministër i Kurtit: I kërkoja të bëjmë aksione në veri, ai s’kishte guxim

Veliu tregon detaje sa ishte ministër i Kurtit: I kërkoja të bëjmë aksione në veri, ai s’kishte guxim

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka folur në Kuvend rreth deklaratave të Kurtit rreth kohës kur ai ishte ministër i brendshëm në qeverinë Kurti I.

Agim Veliu ka treguar detaje duke thënë se i kërkonte Kurtit aksione në veri, megjithatë sipas tij, kryeministri refuzonte.

Ai e quajti Kurtin të paguximshëm dhe mashtrues.

“Kryemnistër iu referu qeverisë Hoti. Harroj me përmend që unë kam qenë edhe ministër në qeverisjen Kurti. Ky e di shumë mirë që mua mendja nuk më ka shku me bo budallakina të tilla në veri. Kam punuar për intetgrim të veriut përnime. Unë i kam ofruar të bëjmë aksione në veri, por ky s’ka pas guxim. I kam thënë që është mashtrues, i paguximshëm. Edhe sot i them të njëjtat fjalë”, tha Agim Veliu.

Related posts