970×90
970×90

Veliu thotë se mbyllja e lojërave të fatit do të ndikojë në rritjen e kriminalitetit

Veliu thotë se mbyllja e lojërave të fatit do të ndikojë në rritjen e kriminalitetit


Deputeti i LDK-së Naser Osmani, në Rubikon të KTV-së ka thënë se iniciativa për mbylljen e lojërave të fatit, është krejtësisht e LDK-së dhe si e tillë ka gjetur përkrahje të plotë në Kuvendin e Kosovës.

Ai theksoi se të gjitha lojërat e fatit janë mbyllur duke e përmendur edhe veriun e Mitrovicës.

“Janë mbyllur në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Madje ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur janë mbyllur lojëra fati në veri”, ka thënë Osmani.

Mirëpo, zëshëm e kundërshtoi kryetari i shoqatës, Istref Veliqi.

“As edhe një pikë nuk është mbyllur në veriun e Mitrovicës, asnjë pikë nuk është mbyllur”, ka thënë ai. 21:04

“Vendimi i Qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit lë pa punë 4 deri 5 mijë punëtorë”

Vendimi i Qeverisë së Kosovës, për ndalimin e lojërave të fatit, sipas kryetarit të shoqatës, Istref Veliqit, lë pa punë 4 deri 5 mijë punëtorë.

Ai theksoi se të gjitha këta persona kanë punuar në biznese të licencuara.

“Janë 4 deri 5 mijë punëtorë. Jam në një pozitë shumë të pa lakmueshme, gjatë ditës kam mesazhe të ndryshme prej njerëzve që bën diçka, kanë kredia, kemi punuar. Unë personalisht kam mbi 150 punëtorë që punojnë mbi 10 vite, ku do të shkojnë ata? Ne do të ankohemi në të gjitha gjykatat e mundshme, vendore dhe ndërkombëtare”, ka thënë Veliqi në Rubikon të KTV-së.

Veliqi tha se nëse shikohen statistikat e dhjetë viteve të fundit, më së paku aksidente kanë ndodhur te lojërat e fati.

Ai madje përmendi edhe rastin e fundit në Suharekë.

Sipas tij, në këtë situatë do të duhej të punohet më shumë në sigurinë e shtetit meqë një punëtor i komunitetit të biznesit është rrezikuar në këtë rast nga një punonjës i shtetit. 20:58

Stavileci thotë se për një vit lojërat e fatit i kanë sjellë Kosovës 10 deri 15 milionë euro

Lojërat e fatit, tashmë të ndaluara me vendim të qeverisë, i kanë sjellë Kosovës vetëm vitin e fundit një mesatare prej 10 deri 15 milionë euro.

Image

Adriatik Stavileci nga Doganat e Kosovës, ka thënë në Rubikon të KTV-së se ekzistojnë 282 pika basti që veçse paguajnë taksa.

“Nëse e marrim një mesatare, atëherë lojërat e fatit kanë bërë fitim prej 10 deri 15 milionë euro brenda këtij viti. Kemi 282 pika basti që paguajnë taksa”, tha ai.

Ndryshe Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin që ndalon lojërat e fatit.

Përveç Lotarisë së Kosovës, asnjë kazino, bastore apo ndonjë objekt i kësaj natyre nuk do të mund të operojë më në vend pas miratimit të tij.

Projektligji, i cili në afat prej 30 ditësh pritet të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës, parasheh ndalimin e lojërave të fatit për periudhën 10-vjeçare. 20:35

Ndryshimet e qëndrimeve të Qeverisë karshi lojërave të fatit, Vokshi i cilëson kalkulime politike

Avokati Granit Vokshi, ka thënë se ka parë interesim të madh në mbylljen e lojërave të fatit.

Image

Deri më tani, sipas tij, lojërat e fatit janë ndaluar në vendet si Arabia Saudite e Koreja Veriore.

Ai në Rubikon të KTV-së, tha se me vendimin për ndalimin e tyre në Kosovë, rrjedhimisht vendi radhitet përkrah këtyre dy shteteve.

“Është vërtetë interesante se si Republika e Kosovës po do mu reshtu me këto vende dhe me ndalu”, ka thënë avokati Granit Vokshi.

Ai po ashtu tha se është shqetësues ndryshimi i qëndrimeve të qeverisë Haradinaj prej iniciativës për rregullimin e ligjit deri te vendimi për ndalim.

Vokshi tha se beson se ndryshimet e qëndrimeve të qeverisë, karshi lojërave të fatit, po bëhen për kalkulime politike.

“Besoj thellësisht që kjo është bërë duke bërë kalkulime politike”, tha ai.

Vokshi tha se kriminaliteti vetëm se është shtuar, derisa në Kosovë, kanë vepruar lojërat e fatit. 20:29

Veliqi thotë se mbyllja e lojërave të fatit do të ndikojë në rritjen e kriminalitetit

Istref Veliqi, kryetar i shoqatës së bizneseve të lojërave të fatit në Kosovë, në Rubikon të KTV-së bëri të ditur se janë 36 biznese të lojërave të fatit të cilat operojnë me licencë.

Image

Sipas tij, mbyllja e tyre do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e kriminalitetit.

“Është dashtë mu ulë me shoqatën e lojërave të fatit me diskutu meqë sipas deputetit në fjalë, Naser Osmani-LDK, paska eskaluar situata. Ne kemi kërkuar që në kohën e qeverisë së LDK-së që të ulemi dhe ta rregullojmë ligjin”, ka thënë ai.

“36 biznese të lojërave të fatit punojnë me licencë, bastore dhe lokale me automatë”, ka thënë Veliqi.

“80 për qind e lojërave të fatit funksionojnë në Shqipëri edhe pse ne themi që janë mbyllur ato vazhdojnë të operojnë”, tha tutje.

Related posts