Analisti i çështjeve politike, Blerim Vela përmes infografikës ka treguar se sa ulëse do të kenë subjektet politike në Kuvend, në legjislaturën e tetë.
Sipas Velës, kjo është ndarja preliminare e ulëseve, ku nuk përfshihen votat e pranuara me post.
“Ndarja preliminare e ulëseve në Kuvendin e Kosovës (pa llogaritjen e votave të pranuara me postë)”, ka shkruar Vela, sipër infografikës së publikuar në “Twitter”.
Në infografikën e publikuar, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 56 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 20 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 9 ulëse, Lista Serbe 10 ulëse.