970×90
970×90

Vedat Muriqi protagonist, Mallorca e gëzon Barcelonën duke e mposhtur Real Madridin

Vedat Muriqi protagonist, Mallorca e gëzon Barcelonën duke e mposhtur Real Madridin

Real Madrid ka dëshpëruar duke pësuar humbje në udhëtim te Mallorca, në kuadër të xhiros së 20-të në La Liga.

“Los Blancos” edhe pse dominuan në posedim pësuan humbje me rezultat minimal 1:0.

Mallorca e nisi më mirë duke kaluar në epërsi pas 13 minutave lojë, me një autogol të Nacho Fernandezit (13′).

Deri në përfundimin e pjesës së parë ky gol iu numërua Vedat Muriqit, por pastaj La Liga konfirmoi se ishte spanjolli që kishte prekur topin i fundit me kokë duke e dërguar brenda rrjetës (13′) – VIDEO.

Në këtë pjesë, ndeshja ishte e baraspeshuar me Realin që dominonte por u mungonin rastet drejtë golit.

Kampioni i Evropës kishte një rast të artë shënimi pasi Vinicius Junior fitoi një penallti, mirëpo Marco Asensio dështoi nga pika e bardhë (59′).

Tutje, edhe pas zëvendësimeve të bëra Reali nuk arriti assesi ta gjejë rrugën drejtë rrjetës duke lëshuar pikë që mund t’iu kushtojnë në garën për titull.

Real Madrid vazhdon të renditët në pozitën e dytë me 45 pikë, pesë më pak se Barcelona – kjo e fundit me një fitore ndaj Sevillas mund ta rrit distancën në tetë pikë, derisa Mallorca qëndron në pozitën e 10-të me 28 sosh.

Real Madrid tani duhet të fokusohet në Kupën e Botës për klube, ku të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Al Ahly, derisa Mallorca në xhiron e radhës do të jetë mysafir i Sevillas.

Related posts