
Vedat Muriqi është ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve në kampionatin turk, me 9 finalizime…
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar dy herë në fitoren 5-2 të Fenerbahces në sfidën përballë Genclerbirligi, raporton Gazeta Express.
25-vjeçari e nisi takimin si titullar dhe barazoi rezultatin në minutën e 23-të pas një krosimi të saktë të mbrojtësit kilen, Maurizio Isla, ndërsa në minutën e 39’ shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Fenerbahcen.
Kjo e fundit me këtë fitore u ngjit në vendin e dytë me 27 pikë, dy më pak se Sivasspori kryesues, ndërsa Muriqi u ngjit në kuotën e 9 golave dhe dy asisteve, më mirë se kushdo në kampionatin turk deri në këto momente.
Aq gola kanë edhe Jahovic dhe Cisse, por Muriqi ka zhvilluar më pak ndeshje, çka e bën atë më të mirin.
Golashënuesit më të mirë në Turqi:
