970×90
970×90
970×90
970×90

Veç dy kandidatë për pozitën e Lajçakut: Kush janë ata?

Veç dy kandidatë për pozitën e Lajçakut: Kush janë ata?

Vetëm dy kandidatë raportohet se janë paraqitur për të marrë pozitën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Derisa përfaqësuesi special Miroslav Lajçak mban këtë rol deri në fund të muajit janar, përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, do të duhet të vendosë mes Pekka Haavistos dhe Peter Sorensen.

“REL” raporton se diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen dhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Havisto, janë të vetmit që janë paraqitur për këtë pozitë.

Në lidhje me emërimin e përfaqësuesit të ri, të martën u deklarua zëdhënësja e BE-së, e cila tha:

“Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, mbetet në fuqi deri në fund të janarit ndërsa përzgjedhja e një pasuesi është në bërje e sipër. Kështu që hollësi të tjera do të vinë” – tha ajo.

Kush janë Haavisto e Sorensen?

Pekka Olavi Haavisto është një politikan i Finlandës, i cili nga viti 2019 deri në 2023, sherbeu si Minister i Punëve të Jashtme.

Në kabinetin e Paavo Lipponen mes viteve 1995 dhe 1999, Haavisto ishte Ministri i parë kabinetit.

Ky i fundit, ka punuar edhe për Kombet e Bashkuara, ka udhëhequr Programin e Ambientit të Kombeve të Bashkuara, me grupe kerkimi në Kosovë, Afghanistan, Irak, Liberia, Palestinë dhe Sudan.

Pas zgjedhjes së udhëheqjes së koalicionit, në krye me Kryeministrin Antti Rinne, Liga e Gjelbërt e emëroi Haaviston ministër të Jashtëm.

Në qershor 2023, Haavisto kandidoi për zgjedhjet presidenciale të Finlandes, si një kandidat i pavarur, ku humbi ne votimet e mbajtura në 18 Janar 2024.

Kandidati tjetër, Peter Sorensen është një diplomat danez, ambasador i Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara. Ai ka shërbyer edhe si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë.

Nga viti 2002 deri në 2006, Sorensen punoj si udhëheqës i UNMIK-ut. Ai u zgjedh dhe Përfaqësues Iidelegacionit për Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2011, pas punës si Udhëheqës i Delegacionit Evropian në Shkup të Maqedonisë.

Tërhiqet Pahor

Ish-presidenti slloven, Borut Pahor kishte shprehur interesimin e tij për t’u bërë emisar. Ai madje, kishte thënë, “kam referencat që më bëjnë më të mirin” për të ndërmjetësuar në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Por, e dinte – ose e parashikonte – që BE-ja mund të jetë e interesuar “në një diplomat” e jo në një politikan “të këtij kalibri”: referuar vetes.

Para dy ditësh, Pahor njoftoi se më nuk është i interesuar të aplikojë për postin e pasuesit të Lajçakut – dhe shpjegoi se pse.

“Përmes bisedave të shumta jo-formale, m’u bë e qartë se kërkojnë diplomat e jo politikan” – shkroi përmes një letre Borut Pahor.

Related posts