970×90
970×90

Vdesin tre anëtarë të familjes gjilanase, dyshohet se shkaktar ishte helmimi nga ushqimi në Shqipëri

Vdesin tre anëtarë të familjes gjilanase, dyshohet se shkaktar ishte helmimi nga ushqimi në Shqipëri

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Shqipëri ku tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani, kanë vdekur.

Burime të Mediafokus.info bëjnë me dije se dyshimet e para janë që nëna e djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim, ndërkohë që mbetet të konfirmohet nga autoritetet shqiptare.

Dhembjen për këtë tragjedi e kanë shprehur familjarë e qytetarë të shumtë.

“Sot lagjja jonë mori lajmin tragjik per humbjen e 3 antarve te familjes Haliti, zoti i shperbleft me xhenet.Ngushllime”, ka shkruar Vebi Jerliu.

Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë Komunën e Gjilanit që të marrë ndonjë përgjigje, por ende nuk ka informacion lidhur me rastin.

Related posts