970×90
970×90

Vdes tragjikisht një i ri nga Kosova në një kantier ndërtimi në Zvicër

Vdes tragjikisht një i ri nga Kosova në një kantier ndërtimi në Zvicër

Bëhet e ditur se një shqiptar nga Kosova i cili jetonte dhe vepronte në Zvicër ka humbur jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se rreth orës 08:20 të së mërkurës, në një kantier të madh ndërtimi në Schlieren të Kantonit të Cyrihut, jeta e 28-vjeçarit F.R. nga fshati Dobrosh i Gjakovës u ndërpre tragjikisht.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, aksidenti ndodhi kur një strukturë metalike që po bartej me vinç është shkëputur dhe ka goditur për vdekje punëtorin. Edhe pse ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën në vendin e ngjarjes menjëherë, mjekët konstatuan vdekjen e tij në vend.

 Policia dhe institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti të rëndë, ndërsa kolegët e tij dhe familjarët janë trajtuar nga ekipet e emergjencës dhe përkrahjes psikologjike.

Trupi i pajetë i të ndjerit është marrë nga institucionet përkatëse të Zvicrës dhe aktualisht ndodhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Cyrih, ku do t’i nënshtrohet procedurës së obduksionit.

Related posts