
Ka ndërruar jetë sot një grua 29-vjeçare nga coronavirusi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
E ndjera ka qenë shtatzënë në javën e 27-të, dhe ndonëse ka qenë nën monitorimin e konziliumit mjekësor, nuk është arritur të shpëtohet as foshnja, raporton Gazeta Shneta.