970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Vdes në moshën 43-vjeçare presidenti i Hertha Berlin

Vdes në moshën 43-vjeçare presidenti i Hertha Berlin

Presidenti i Hertha Berlinit, Kay Bernstein ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Klubi gjerman e dha lajmin e trishtë për tifozët me anë të një njoftimi për shtyp. “Klubi, stafi drejtues dhe të gjithë punonjësi janë të shtangur nga ajo çfarë ka ndodhur. E gjithë familja e Hertës është në zi dhe i qëndron pranë familjes së Kayt”, thuhet në njoftim.

Bernstein, një ish tifoz ultras i ekipit, ka qenë në rolin e presidentit që nga vera 2023-it. Në vitin 1998 ai formoi grupin e tifozëve “Harlekins Berlín” dhe në tri periudha të ndryshme iu mohua hyrja në stadium pasi kishte thyer rregulloren.

Në asamblenë e klubit të mbajtur më 26 qershor 2022, Bernstein u përzgjodh në krye të Hertës, pavarësisht se kundër kishte një rival të fortë si Frank Shtefel, funksionar i partisë CDU. Në atë kohë Bernstein fitoi me 1.670 vota përballë 1.280 të grumbulluara nga kundërshtari.

Ai u bë kështu i pari tifoz ultras në Gjermani, që merrte edhe pozicionin e presidentit.

Related posts