
Ka vdekur ish reperi i njohur i grupit WNC, Arlind Gjikolli – Gjikla, lajmin e ka bërë publikë miku i tij, Dardan Belegu në rrjetet sociale.
Gjikla do të mbahet mend si një nga reperët me të dashur për gjeneratat e para dhe pas luftës i cili bënte muzikë me grupin W.N.C.
Gjeneratat e mesme mund ta kujtojnë më shumë grupin e njohur nga Peja, W.N.C.
Grupi ka qenë shumë i njohur dikur në hip hopin shqiptar, me disa këngë të cilat kanë sjellë tema të ndryshme të trajtuara në pak minuta, me një freski që kanë ditur ta sjellin anëtarët e grupit.