970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Vdes Bernard Madoff, ideatori i mashtrimit financiar më të madh në histori

Vdes Bernard Madoff, ideatori i mashtrimit financiar më të madh në histori

Bernard Madoff, emri i të cilit u bë sinonim për mashtrimin financiar, vdiq të mërkurën, ndërsa vuante dënimin prej 150 vitesh në Burgun Federal. Ai ishte 82 vjeç.

Vdekja e tij në Qendrën Mjekësore Federale, në burgun Butner në Karolinën e Veriut, u konfirmua nga Byroja Amerikane e Burgjeve.

Shkaku i vdekjen nuk u bë i ditur.

Në shkurt të vitit 2020, ai bëri kërkesë në gjykatë për t’u liruar nga burgu me argumentin se ishte i sëmurë dhe se i kishin mbetur më pak se 18 muaj jetë.

Por, zyra e Prokurorit të SHBA-së për rrethin jugor të New York-ut tha se krimi që Madoff kishte kryer ishte “i pashembullt në përmasa dhe dëme”, prandaj është “arsye e mjaftueshme” për të mohuar kërkesën e tij për lirim para kohe.

Madoff ishte ideatori i një skeme piramidale prej 20 miliardë dollarësh. Ky konsiderohet mashtrimi më i madh financiar në histori.

Ai kishte një karrierë legjendare në Wall Street. Madoff njihej si personi i cili i rikthente investitorëve të tij shifra astronomike. Disa nga përsonat e famshëm për të cilët Madoff ka punuar janë, regjisori Steven Spielberg, aktorët Kevin Bacon dhe Kyra Sedgwick dhe pronari i skuadrës së baseball-it New York Mets, Fred Wilpon.

Ai shërbeu si kryetar i kompanisë së këmbimeve, Nasdaq, për disa vite gjatë viteve 90’ dhe u pasurua me shtëpi plazhi, anije dhe një apartament në Manhatan.

Në vitin 2008, Madoff u arrestua dhe në vitin 2009 u deklarua fajtor për njëmbëdhjetë akuza.

Ai kishte përdorur para nga investitorë të rinj për të paguar investitorët e mëparshëm.

Ish-kryetari i Nasdaq thuhej se menaxhonte një total prej 65 miliardë dollarësh, por dy të tretat e këtyre parave ishin thjesht “një trillim i imagjinatës së Bernie Madoff”, shkruan agjencia e lajmeve CNN.

Madoff themeloi firmën e investimeve, Bernard L. Madoff Investiment Securities, në vitin 1960, por askush nuk ka provuar momentin e parë që Madoff filloi të vidhte nga investitorët.

Në një intervistë për CNNMoney në vitin 2013, ai tha se gjithçka filloi në 1987-ës, por skema e mashtrimit filloi në vitin 1992.

Ish menaxheri i llogarve të Madoff, Frank DiPascali Jr., tha në dëshminë e gjykatës se mashtrimet financiare kishin vazhduar “për aq kohë sa mbaj mend”. DiPascali Jr. filloi për herë të parë punë tek firma e Madoff-it në 1975-ën.

Irving Picard, administratori i caktuar nga gjykata për rikuperimin e pasurive të vjedhura nga Madoff, së bashku me Departamentin e Drejtësisë, kanë rikuperuar dhjetëra miliarda dollarë, duke ua shpërndarë shumicën dërrmuese viktimave të Madoff.

Për më tepër, Korporata e Mbrojtjes së Investitorëve të Sigurimeve ka siguruar një fond prej 600 milionë dollarë për viktimat e mashtrimit.

Madoff lindi më 29 prill 1938 në lagjen Queens të qytetit të New York, ku dhe u takua me gruan e tij Ruth, në shkollën e mesme.

Ata kishin dy djem, të dy punuan për firmën e babait të tyre. Njëri prej djemve të tij, Mark, vrau veten në 2010.

Vëllai i Madoff-it, Peter-i, gjithashtu vuajti një dënim me 10 vite burg për përfshirjen e tij në skemën e mashtrimit. Ai u dënua në vitin 2012.

Related posts