
Ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Haxhi Thaçi ka vdekur sonte. Ai ishte duke u trajtuar në Klinikën Interne në QKUK prej disa javësh, dhe gjendja e tij ishte e rënduar.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, para tre dite ishte lejuar nga Gjykata Speciale për ta vizituar babanë e tij që ishte i shtrirë në QKUK.
Ai për disa orë kishte qëndruar me prindërit e tij në klinikë.
Deri tek Klinika Interne ish-presidenti ishte sjell nga një eskortë e veturave të EULEX-it dhe numër të madh të policëve.
Arritje e Thaçit në Kosovë u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët.