
Sot ka ndërruar jetë babai i reperit të njohur shqiptar, Azet. Lajmin e ka konfirmuar vetë reperi nëpërmjet një postimi në instagram i cili shkroi disa fjalë për babain e ndjerë.

Faleminderit shum Bab, qe deri sot ishe me ne. Na ke ba krenar gjithmon. Ishalla Edhe ne t’kena bo krenar.
Ndryshe babai i reperit me famë ndërkombëtare kishte pasur probleme të rënda shëndetësore për një kohë të gjatë.