![Vdes 72-vjeçari gjilanas i prekur me koronavirus, shkon në 7 numri i përgjithshëm](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2020/04/77A471CB-9D92-4DDB-975C-305222C9BA88.jpeg)
Ka ndërruar jetë një 72-vjeçar nga Gjilani i cili ishte i prekur me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një 72-vjeçar nga Gjilani, i cili ishte i prekur me koronavirus, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit, 72-vjerçari me inicialet Z.I., ishte i shtrirë në Njësinë e Kujdesit Intensiv të Klinikës së Infektives.
Vdekja e 72-vjeçarit gjilanas e ka çuar në shtatë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Kosovës, përderisa numri i përgjithshëm i të prekurve në vend është 224, ndërkaq 37 persona kanë arritur që të shërohen nga virusi COVID-19.
Njoftimi i plotë i MSH-së, pa ndërhyrje:
Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19.
Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë.