
Një fëmijë i moshës 10 – vjeçare ka vdekur gjatë ditës së sotme, në ujërat e Drinit të Bardhë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetar i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka treguar se i vdekuri është Odise Thaçi.
Latifi, ka thënë se kjo ngjarje e ka prekur, teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të voglushit.
Sot në ujërat e Drinit të Bardhë, u mbyt fëmiu 10 vjeçar Odise Naim Thaçi nga Kramoviku.
Në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit për familjarët, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Vdekje si kjo e Odiseut na pikëllojnë të gjithëve.
Pusho në paqe, Odise!