Pronari i fabrikës së ujit, “Juniku” , Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e Junikut sot gjatë ditës, shkruan Gazeta Projekti.
Ky lajm i kobshëm ka tronditur banorët e Junikut me rrethinë por veqanarisht edhe ata që e njohen Micin.
Për këtë rast tragjik ka shprehur ngushëllime edhe Komuna e Junikut por edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, dhe shumë miq dhe dashamirë të Micit.
Haradinaj ka shkruar se është I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij, Fatlindës.
Ngushëllime familjes Tofaj dhe Maloku, miqve dhe gjithë atyre që i kanë njohur nga afër çiftin bashkëshortor.
U prehshi në paqe, Mic e Fatlinda!” kq shkruar ai në Facebook.
Edhe Komuna e Junikut përmes faqes zyrtare ka thënë se ndjejnë dhembje për humbjen e parakohshme të Micit.
“Me dhimbje të thellë e pranuam sot lajmin tragjik për humbjen e parakohshme të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij Fatlinda Maloku Tofaj.
Ngushëllime familjes Tofaj dhe familjes Maloku për humbjen e papritur të më të dashurve të tyre.
Micin dhe Fatlindën, Juniku do t’i kujtoj përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas të cilët kanë kontribuar aq shumë për Komunën e Junikut”