970×90
970×90
970×90
970×90

Vazhdon të jetë i bllokuar kufiri, Kosovë-Serbi

Vazhdon të jetë i bllokuar kufiri, Kosovë-Serbi

Pas ndalimit të mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës, serbët nga ana tjetër e kufirit kanë bllokuar kalimin kufitar në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdare.

Siç raporton Novosti, vozitësit e kamionëve me mallra serbe që po presin të hyjnë në Kosovë, po lejojnë të kalojnë automjetet serbe por jo edhe ato me targa të Kosovës dhe të huaja.

Mediat serbe që i shërbejnë regjimit serb, raportojnë se rreth “30 vozitës të kamionëve” nga Kurshumlia kanë bllokuar rrugën kryesore Nish-Kosovë në fshatin Rudarë dhe nuk lejojnë kamionë dhe autobusë me targa të Kosovës dhe të huaja nga Kosova të hyjnë në Serbi.

Sipas fjalëve të tyre, “kjo është shenjë solidariteti me serbët e Kosovës dhe shenjë proteste ndaj vendimit të organeve të Kosovës për ndalimin e hyrjes së kamionëve me targa serbe në Kosovë”.

“Njerëzit janë të revoltuar nga situata në Kosovë dhe në këtë mënyrë ne duam të tregojmë solidaritetin tonë me popullin joshqiptar në këtë “krahinë jugore serbe”. Ne do të qëndrojmë këtu për aq kohë sa të duhet”, ka deklaruar Aleksandar Papiq, një vozitës i kamionit nga Kurshumlia.

Ata shtojnë se nuk “do heqin dorë nga bllokada”, e cila ka nisur dje në orën 18:30.

Deri më tani, tashmë një numër i madh i kamionëve janë kthyer në Kosovë, edhe pse kanë kaluar kalimin kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Merdarë dhe kanë hyrë në Serbi.

Related posts